Ka gjëra në jetë që duken të destinuara për ne. Një çift amerikan ka pasur ditën e tyre më me fat, kur gjetën diçka që do të ndryshonte pjesën tjetër të jetës së tyre.
Çifti ishte duke ecur me qenin e tyre në oborrin e shtëpisë, kur papritmas ata vënë re diçka të çuditshme në tokë. Me ndihmën e një shkopi, ata u përpoqën për të nxjerrë në dritë atë që dukej të ishte një kanaçe e vjetër dhe e ndryshkur.
Duke hequr objektin, panë se ajo përmbante diçka brenda, por ishte e gjitha e mbuluar me dhe. Për habinë e tyre, ata zbuluan se ajo që ishte brenda nuk ishte asgjë më shumë se sa monedha ari.
Me nxitim, ata shkuan në oborr dhe filluan të gërmonin në afërsi të së njëjtit vend. Përfundimisht ata gjetën tetë kanaçe që përmbanin më shumë se një total prej 1427 monedha ari. Çifti mori monedhat, dhe i dërgoi te një ekspert, i cili përcaktoi se copat datonin nga fundi i shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe aktualisht kanë një vlerë prej gati 30.000 $.
Çifti, i cili zgjodhi të mbetet anonim, është i gatshëm të shesë monedhat për mbledhësit, dhe thuhet se mund të marrin deri në 10 milionë. 90 për qind e monedhave do të shitet në faqen Amazon, ndërsa pjesa tjetër, do të shitet privatisht.