Rozë

Prek me rrëfimin, i nxjerr bojën ish-të dashurit Fifi: Me lekët e mia bëri pushime me tjetrën





Këngëtarja e njohur Fifi që pas futjes së saj në Big Brother Albania Vip, ka tërhequr mjaft vëmendjen e ndjekësve me sjelljen e saj brenda shtëpisë, ku një ndër arsyet është edhe afrimiteti i madh që ajo ka treguar gjatë kësaj kohe me Granitin.

Habit Fifi teksa flet për ish-in: Me lekët e mia bëri pushime me tjetrën...

Ndër të tjera Fifit këto ditë ka hapur dhe zemrën me bashkëjetuesit e saj, ku ka folur edhe për lidhjen që ajo dikur ka pasur, duke i lenë pa fjalë të gjithë për detajet mbi të.

Ajo tregoi se ai u largua sepse sipas tij Fifi ‘qantë shumë’, por ajo që i habiti të gjithë ishte fakti se Fifi tregoi se i paguante borxhet atij dhe se madje dikur ai përdori lekët e Fifit pë pushime me një tjetër vajzë me të cilën edhe e tradhtoi këngëtaren.

“Për ata unë mendoj shumë, se nuk besoj më, se e kam përjetuar vetë me dhënë gjithçka për një njeri, edhe me u zgjuar një ditë papritur. Edhe me të thënë unë nuk të kam dhënë shpresa. Njëjtë më ka ndodhur edhe me atë para këtij të fundit. Kam qenë me të, u nda me mua se nuk i pëlqente që unë qaja

Se kur u njoh me mua, më pa në televizion vetëm duke qeshur dhe pas një viti e gjysmë ju ka kujtua që unë edhe qaj, dhe më thoshte ti po qan shumë. Ndërkohë ankohej për gjendjen ekonomike dhe ato para që unë i fitoja i paguaja borxhet.

Në një rast ai shkoi dy javë në Greqi me paratë e mia. Kur u kthye kishte nisur një lidhje tjetër dhe kthehej vetëm kur nuk ia hapte telefonin ajo tjetra”, ka rrëfyer ajo.





MË TË LEXUARAT

To Top