Lajme

Presidenti Erdogan e konfirmon: Në muajin maj do të jem sërish në Shqipëri

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan në një intervistë ka treguar se do të rikthehet sëirsh në Shqipëri Ai është shprehur se me përfundimin e punimeve në xhaminë Namazgjasë, që parashikohet të hapet në maj, do të rikthehet në Tiranë për inagurimin e saj. Xhamia është e financuar nga qeveria turke.

Deklarata e Erdogan është bërë për mediat turke pas vizitës një ditore në Tiranë, më 17 janar.

“Pritja që m’u bë mua dhe delegacionit tim në Shqipëri që në momentin kur shkelëm në tokën deri në largim, është shenjë e lidhjes shpirtërore që nuk këputet mes nesh dhe vëllezërve tanë në Ballkan. Për ne vetëm kaq është e mjaftueshme. Pamë nga afër edhe punimet në xhaminë madhështore në Tiranë që po ndërtojmë ne. Puna vijon ende. Me Ndihmën e Zotit, punimet do të përfundojnë shpejt dhe deri në fund të muajit të Ramazanit do ta hapim për besimtarët. Do të jem sërish në Tiranë për ceremoninë e hapjes”, tha ai.

Kujtojmë që Erdogan ishte në Tiranë më 17 janar, në kuadër të ndërtimit të lagjes së re në Laç me 522 banesa të financuara nga qeveria turke.

MË TË LEXUARAT

To Top