Rozë

Puthje dhe përqafime/ Semi në lidhje me këngëatarin nga Kosova

Këngëtarja e njohur, Semi Jaupaj ka publikuar rreth një orë më parë, projektin e saj më të ri muzikor. Këtë herë ajo ka bashkuar forcat me artistin nga Kosova, Ron Zaiti.

Puthje dhe përqafime, Semi në krahët e reperit të njohur (video)

Kënga titullohet ‘All your lovin’ dhe është shkruar nga Dafina Zeqiri bashkë me Elinel, ndërsa muzika është punuar nga Deard Sylejmani.

Sa i përket klipit, Semi dhe Roni shfaqen shumë të afërt me njëri-tjetrin. Ata nuk ngurojnë të shkëmbejnë puthje dhe përqafime, duke lënë të kuptohet se mes tyre mund të ketë edhe diçka më shumë përtej muzikës. Megjithatë gjithçka mbetet të konfirmohet.Javën e kaluar ajo ishte e ftuar në “Më lër të flas”, ku tregoi se si është pajtuar me aktorin Donald Veshaj pas daljes nga Big Brother VIP, pasi dihet cfarë ndodhi mes tyre kur aktori u lidh me Beatrix Ramosaj.

E ftuar në “Më lër të flas”, Semi tha se kishte dëgjuar që Donaldi ishte keq dhe merrte medikamente e se i kishte shkruar ajo e para.Semi: Po merr ilaçe më thanë. U bëra cik merak, pavarësisht të gjithave, e kam xhan këtë njeri. Donald Veshaj: Pastaj nuk pushoi telefoni…

Ron Zaiti dhe Semi Jaupaj vijnë me këngën e re “All your lovin” | Gazeta  Lajm

MË TË LEXUARAT

To Top