Rozë

Qenkan zënë vërtetë, Sabiani i dedikon këngë Ilirit: Loti nuk di të ndalet se t’i më ke lënë

Tradhtareee…. Ky është ai momenti kur fraza e Ilir Shaqirit “E ka bërë për mua” për këngën e Sabianit “Tradhtare” fillon e merr kuptim.

Sabiani publikon këngën e re, i vërsulen ndjekësit për Ilirin: E shave te armiku i tij, turp për ty…

.Kush do ta mendonte se marrëdhënia e dy ish-konkurrentëve të “Big Brother VIP” do përfundonte pas deklaratave që ata kanë bërë për njëri-tjetrin. Nuk dihet se çfarë ka ndodhur mes tyre por një javë më parë këngëtari tha në “Më lër të flasë” se “Vëllai im Iliri ka përfituar më prej meje”.Kjo deklaratë bëri jo pak bujë pasi dukej se raporti i tyre po shkonte shumë mirë.

Nga ana tjetër, Iliri ka zgjedhur të heshtë. Madje heshti edhe për ditëlindjen e Sabianit, ditën e djeshme duke mos e uruar publikisht. Veprimi i tij ka marrë vëmendjen e të gjithëve teksa ata ndiqen ende në rrjetet sociale.Menjëherë ndjekësit janë ‘vërsulur’ në llogarinë zyrtare të Sabianit në Instagram duke komentuar në postimit e tij të fundit ku ai ka publikuar këngën e re “Loti”.

Të shumtë janë njerëzit që nuk e kursejnë ironinë duke shkruar se tashmë kjo këngë është fiks për Ilirin. “E ka bërë për Ilirin se ishin ndarë”– janë komentet mbizotëruese në postim.

MË TË LEXUARAT

To Top