Ashtu si Luizi me Elvisin, edhe Olta me Qetsorin e nisën ditën duke folur për lojën, aleancat e strategjitë e banorëve.
Olta i tha Qetsorit që të mos krijojë aleancë me Dean, por të bej debate me te. Këshilla e saj, vjen pasi Qetsori disa herë është munduar t’i ofrojë aleancë Deas, por ajo ka refuzuar.
Duke folur me ironi, Qetsori tha se e ka f rikë Dean sepse ajo e fut në labirinte dhe është shume e ftohtë. Ai shtoi se nuk ka ndërmend të krijojë aleancë me Dean dhe i tha Oltës se ka tre planë në kokë, për lojën në vazhdim.
E pyetur nga Olta se cilat janë planet e tij, Qetsori u shpreh se për momentin nuk ka dëshirë të konsultohet me të. Olta nga ana tjetër, i tha atij se njëri plan është Kristi, nisur edhe nga fakti që ata të dy kanë debatuar shumë shpesh me njëri-tjetrin. Madje edhe për gjëra koti ndersa pritet qe ata te debatojne me te.
Olta ka qene shoqe me Kristin ne fillim te lojes por me pas raporti i tyre eshte zbehur dhe ata jane kthyer ne kundershtar. Ndersa sa i perket Qetsorit ai i eshte afruar Oltes si strategji, por me pas i eshte kthyer duke i thene se s’mund ta perdor ajo per interesat e saj personale dhe ai do e bej vete lojen e tij.