Lajme

Rasti i gruas së moshuar më Kosovë, Rudina Xhunga qan në emision: Ajo nënë s’ka fëmijë

Gazetarja Rudina Xhunga ka reaguar e prekur për rastin e së të moshuarës në azilin e pleqve në Pejë. Ajo ka shprehur se të gjithë kemi prindër, të cilët nuk meritojnë të trajtohen në mënyrë kaf shërore siç bëri infermierja atje.

“Prindërit tanë trajtohen në mënyrë kafs hërore dhe ne flasim për politikë. Gënjejmë veten ne. Nuk mund ta gënjejmë më veten. Është e padrejtë. Duhet të flasim për empati, duhet të flasim për dhembshuri. Mjaft është mjaft. Dua të them t’u thaftë ajo dorë moj grua që e bëre”, tha ndër të tjera gazetarja.

“U mundova të mos prekem, ndërkohë që e shikoja sepse do dilja për të folur për këtë ngjarje nga më dëshpërueset. Është reagimi ndaj një të pambrojture, dy herë e pambrojtur e para se është e moshuar dhe e dyta se është me demencë. Ne kemi prindërit tanë, edhe e mendojmë herë pas here si do ia bëjmë, ndërsa jemi të rrethuar nga puna, dhe prindërit nuk di ku ti lësh, se janë barrë herë pas here. Dhe thua se do t’i lë në azil në një shtëpi kujdesi. Parafytyro ta lësh në atë shtëpi dhe shiko se çfarë I bën nënës tënde. Një nënë që nuk ka fëmijë.”

MË TË LEXUARAT

To Top