Ushqime

Recetë ideale për t’u freskuar në këto ditë të nxehta vere/ Ja si të bëni Sorbeto me qershi

Kjo recetë u përgatit nga Maison de goût

Sorbetto-t janë një zgjidhje e mirë dhe e shpejtë për në verë. Ato mund të bëhen në lloje të ndryshme, por kjo me qershi është fantastike.

Përbërësit: 2 gota qershi pa bërthama, 1/2 gote me sheqer, ujë dhe gjethe borziloku.

Përgatitja: Qershitë e lara dhe pa bërthamë i lini në ngrirje për një kohë të gjatë. Në një tenxhere shkrini sheqerin me ujin dhe lërini 5 minuta në vlim, nëse dëshironi shtoni dhe ca pika lëng limoni. Përgatitja si shurup e sheqerit bën që sorbeto të lidhet me mirë. Lëreni të ftohet mirë shurupin, edhe nëse kritalozohet pak nuk bën problem. Në një blender shtoni qershitë e ngrira, shurupin aq sa ju dëshironi dhe disa gjethe borzilok. Pasi sorbeto është gati, e shtojmë në një tas dhe e vendosim në ngrirje për disa orë. Në fund e shërbeni në gotë ose tasa të vegjël. Ju bëftë mirë!

MË TË LEXUARAT

To Top