Lajme

”Reshjet e shiut nuk do të zgjasin”/ Meteorologia: Surpriza javën e ardhshme, temperaturat bëjnë diferencën

Kjo javë që po lemë pas ka qenë e mbizotëruar nga reshjet e stuhitë. Ka patur një qendër ciklonare e cila ka qenë e vendosur në jug të Italisë, e cila ka përfshirë edhe jugun e Shqipërisë. Megjithëse i gjithë territori shqiptar mbrëmë gjatë natës ka patur reshje nga veriu në jug, më i fokusuar ky sistem ka qenë në zonat jugore. Kryesisht në qarqet e Gjirokastrës, Sarandë e pjesërisht edhe Vlora me reshje më të konsiderueshme.

ladja porja

Në orët e vona të mbrëmjes së sotme pritet përmirësim i dukshëm i motit. Fundjava do të sjell përmirësim të dukshëm të motit. Nuk do të ketë reshje gjatë fundjavës, megjithëse vranësirat do të jenë herë pas here të pranishme, të lehta dhe kalimtare përgjatë ultësirës perëndimore e më të dukshme në zonat malore, bën me dije meteorologia Lajda Porja.

Temperatura është ajo që të bëjë diferencën e madhe. Gjatë kësaj jave kemi qenë në vlera tipike të vjeshtës, me mëngjese të ngrohta dhe maksimalet nuk kanë patur ndryshime të dukshëm. Por kjo fundjavë do të sjell freskim të dukshëm të motit në mëngjes, por mesditet do të ketë rritje teperaturash, për shkak se rrezatimi diellor do të jetë shumë prezent dhe do të ketë intervale të gjata me diell.

Edhe java e ardhshme pritet gjithashtu mjaft e qëndrueshme.

Powerful cyclone of 24 hours" / Lajda Porja shows the drastic change of  weather: Our country will be hit by the polar cold. Here is what is  expected to happen tomorrow and

MË TË LEXUARAT

To Top