Donaldi dhe Beatrixa janë ndër personazhet më të komentuara të “Big Brother Vip” për shkak të marrëdhënies së tyre. Ata tashmë janë konfirmuar si çift, megjithëse ka pasur persona që e kanë cilësuar si pjesë të lojës. Duke qenë se ke debat është tashmë qendra e vëmendjes, nuk mund të rrinte pa komentuar as aktorja e njohur Rajmonda Bulku.
E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel, ajo tha se ata duhet ta thonë fort atë që ndiejnë, pasi nuk mund të jetë e gjitha përqafime e puthje dhe u ndal në veçanti te një moment romantik. “Unë e shoh në këndvështrim tjetër, nuk shoh u puthën, s’u puthën.
Ajo vajzë dhe ai djalë, nëse janë të sinqertë në atë që bëjnë duhet ta thonë shumë fort. Duhet ta mbrojnë atë që rrinë tërë kohën të përqafuar, se ajo është një gjë, por nuk është e gjitha. Ndërsa një natë i kam parë, që ata ishin një film. Aty jashtë diku, ishte dhe një zjarr dhe kamera, kompozimet ishin shumë të bukura, ajo ka një portret shumë më të bukur se ai vlonjati.
Dhe kamera kishte punuar për të qenë një skenë erotike pa u puthur dhe mua më pëlqeu shumë si xhirim. Dhe ata ishin bukur Brenda atij xhirimi që pashë unë”, tha Bulku. E pyetur nëse ata po aktronin, ajo u përgjigj se kjo është pjesë e tyre dhe se kanë hyrë në një lojë, megjithatë ajo insistoi se ata dukeshin shumë bukur në skenën e sipërpërmendur.
Rajmonda ka dhënë sot një intervistë pa doreza dhe mjaft miqësore me vajzat. Fillimisht Fatma e ka pyetur se pse daljet e saj televizive janë mjaft të rralla, ku Rajmonda ka treguar dhe luftën që ka bërë me Covid 19.
Rajmonda ka rrëfyer se shkak për mungesën e saj në ekran ka qenë edhe situata momentale.
Më tej ajo tregon se sapo është infektuar me Covid ka vendosur të shkojë në spital në mënyrë që të mos infektonte familjarët e tjer. Rajmonda ka qendruar në spital në gjendje stabël dhe tregon se ka kaluar mjaft mirë me stafin aty. E me shaka tregon se doktoresha I thoshte që: ti nuk ke ardhur për të mbrojtur të tjerët, por për veten tënde!