Ronaldo Sharka po merr një vëmendje të madhe në shtëpinë e BBV Albania. Së fundmi, ai është shn dërruar në fallxhor, ai jo vetëm kaq por i ka parë filxhanin Teas. Gazetari theksoi se Tea ndodhet në rre zik, madje është shumë pranë daljes nga shtëpia e BBV Albania.
Ronaldo: Tea ti je në r rezik, se di pse të shoh gati për të ikur. Sikur nuk je shumë aktive. Ke dy njerëz që luten për ty. Tea: Ata janë nëna me gjyshin, janë besimtarë. Luten gjithnjë për mua!
“Big Brother Vip Albania 2” i ka nxehur motorrët. Banorët pjesëmarrës kanë filluar të krijojnë grupet dhe lojën e tyre, e për pasojë kjo ka sjellë edhe sherret dhe mospëlqimet e para.
Ndër konkurrentët që duket se nuk e kanë qejf njëri-tjetrin janë Olta Gixhari dhe Ronaldo Sharka. Ky i fundit e ka shprehur haptazi në një bisedë me Kejvinën dhe Zhaklinën se e bezdis shumë arroganca e aktores.
“Më acaron ajo indiferenca dhe arroganca e Oltës. Nuk e marr vesh domethënë. Nuk jemi këtu për të parë Oltën. E thotë fjalën edhe ikën. Ma shpif.”
Nga ana tjetër Olta Gixhari ashtu e drejtpërdrejtë pati një debat më herët edhe me Tea Trifonin, për të cilën duket se nuk ka një mendim të mirë.