Leximi

Rregulluan shtëpinë, çifti i njohur gjen thesarin e madh

Një rinovim shtëpie në Anglinë veriore ka nxjerr nga nëntoka një thesar të shtrenjtë. I zoti i shtëpisë gjeti një grumbull monedhash ari që mund të vlejnë deri në 250 mijë paund dhe pritet të dalin në ankand muajin e arshshëm, raporton CNN.

Zbulimi i më shumë se 260 monedhave ari që datojnë në shekujt 17 dhe 18 është

Zbulimi është një nga rezervat më të mëdha të monedhave angleze të arit që i përkasin shekullit të 18-të, shkruan media, duke cituar shtëpinë e ankandit Spink & Son.

Fillimisht, ndërsa rinovonin shtëpinë, në kuzhinën e tyre, në korrik 2019, poseduesit e shtëpisë zbuluan një filxhan balte me xham kripe gërmuar në betonin dhe dërrasat e shtëpisë në Ellerby, North Yorkshire.

Pas kësaj vjen zbulimi i madh, një kupë, e përshkruar jo më e madhe se një kanace pijesh freskuese që kishte më shumë se 260 monedha ari që datojnë nga viti 1610 deri në 1727.

“Eshtë një zbulim i mkrekullueshëm dhe vërtet i papritur në një vendndodhje kaq të thjeshtë” tha Gregory Edmund, drejtues i ankandit. “Kjo gjetje është një nga më të mëdhatë në të dhënat arkeologjike nga Britania për periudhën e shekullit të 18-të” shtoi ai.

Besohet se monedhat i përkisin çiftit Fernley – Maisters, Joseph dhe Sarah që ishin martuar në 1694, lexohet në deklaratën për shtyp të ankandit. Ata kanë qenë një familje tregtare hekuri nga vendet baltike.

MË TË LEXUARAT

To Top