Lajme

Rudina Dembacaj tregon si u njoh me Markun dhe planet për martesë

Moderatorja shumë e komentuar së fundmi në media për jetën private, Rudina Dembacaj ishte e ftuar pasditen e sotme tek “Rudina”, ku për herë të parë foli për lidhjen me Mark Frrokun. Rudina tregoi se është kokë e këmbë e dashuruar dhe nuk ka arsye pse ta fshehë lidhjen.

“Nuk është fare vështirë të njihen dy veriorë. Jemi njohur prej kohësh, por nuk e kishim menduar se do kishim një marrëdhënie. Pas humbjes së bashkëshortes Marku kaloi një periudhë delikate kurse unë isha një vajzë beqare. Kështu u dashuruam.

Ditën e dytë të vitit unë dhe Marku udhëtuam dhe e kapa veten duke ulur kokën në aeroport që të mos më njihnin. Nuk ja lejoja dot vetes. Nuk kam pse ta fsheh dashurinë thashë me vete. Ne ndihemi shumë mirë me njëri-tjetrin, pse ta fsheh? Mua më pëlqejnë gjërat e drejtpërdrejta. Se jam person publik s’do të thotë që të ndryshoj karakter”, u shpreh Rudina.

E pyetur nga Rudina Magjistari nëse ajo dhe Marku kanë në plan të martohen, Rudina Dembacaj u përgjigj: “Tani po shijojmë dashurinë, na merr shumë kohë edhe biznesi. Unë e dashuroj Markun. Sigurisht që do martohemi”./Xing.al

MË TË LEXUARAT

To Top