Në dhjetor të vitit që lamë pas, Einxhel dhe Dagz u bënë prindër për herë të parë. Çifti u bekua me një djalë dhe me rastin e Vitit të Ri kanë vendosur të postojnë foton e parë ku shfaqen të tre.
“Faleminderit 2022. Na bekove me çdo gjë që uruam dhe nuk mund të ishim më mirënjohës se kaq. Faleminderit të gjithëve për urimet dhe bekimet tuaja!
Gjithçka ndodhi këtë vit ishte magjike dhe do jemi përjetë mirënjohës. Por mrekullia më e madhe e jetës tonë ishe ti Trev”, shkruan Einxhel.