Manuela de Santi nuk e kishte menduar kurrë që një vizitë në urgjencë për shkak të dhimbjeve të forta në pjesën e poshtme të barkut, do t’i sillte dhuratën më të bukur të jetës: një fëmijë.
42-vjeçarja, historia e paimagjinueshme e së cilës po bën bujë në mediet italiane, dyshonte se mund të kishte cistit, por pas ekzaminimeve të hollësishme mjekët në spitalin e Caserta-s i komunikuan se ishte në javën e 33 të shtatzënisë. Ajo iu nënshtrua menjëherë një ndërhyrjeje cezariane dhe solli në jetë Lauran, vajzën e saj të parë e cila peshonte vetëm 2 kg e 400 g.
“E dhimbshme, por shumë e lumtur”, -kështu është shprehur nëna e re në rrjetet sociale. “Mendova se isha në menopauzë.
“Në familje kemi pasur disa raste me menopauzë të parakohshme. Nuk kam pasur asnjë simptomë dhe shqetësim të asnjë lloji, përveç dhimbjeve të forta të barkut që besoja se lidheshin me cistitin.