Gjirokastra është kthyer në një vatër infeksioni për koronavirusin. Ky rajon vijon të mbetet më problematiku përsa i përket përhapjes së Covid-19.
Deri në këto momente janë 250 raste aktive vetëm brenda qytetit të Gjirokastrës. Ditën e sotme janë kryer 19 testime të shpejta, nga të cilat 9 persona rezultuan pozitiv me koronavirus.
Ministria e Shëndetësisë raportoi dje 753 raste të reja me koronavirus, ndërkohë që ishte kryer një numër rekord prej 2532 testimesh.
Bet ejën me koronavirusin e humbën 14 qytetarë, duke e çuar numrin e viktimave 936 që nga fillimi i pandemisë.