Lajme

Shpirt a ke? Burri shqiptar rreh gruan gruan në muajin e fundit të shtatzënisë në sy të djalit 2-vjeçar

Një 30 vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar nga policia pasi ka dhunuar bashkëshorten e tij në muajin e fundit të shtatzënisë. Mediat italiane shkruajnë se sulmi i fundit ndodhi të shtunën më 25 korrik në rrethin Borgo Vittoria të Torinos.

Për shkak të sjelljes së tij të dhunshme dhe kërcënuese, gruaja ishte larguar nga shtëpia në muajin qershor.

Me gjithë urdhrin e ndalimit për të mos iu afruar shtëpisë së familjes, 30 vjeçari shkoi pranë banesës së saj duke e dhunuar sërish 24 vjeçaren rumune.

Viktima nuk ishte vetëm në shtëpi, me të ishte edhe djali i saj dy vjeçar i cili ishte dëshmitar edhe një tjetër episodi dhune.

Karabinierët ndërhynë, por kur shkuan ata, ai ishte larguar, por shpejt u gjurmua në zonë. 30-vjeçari u arrestua për abuzim familjar.

MË TË LEXUARAT

To Top