Lajme

Shqiptarët në Britaninë e Madhe, i riu që jeton atje prej vitesh: Janë ndërtuar si shtet nga emigrantët!

Në Britaninë e Madhe prej disa muajsh për komunitetin e shqiptarëve atje janë përdorur terma fyes. Nga një sërë figurash politike, ka ndodhur kjo. Disa janë justifikuar duke përdorur terma po vinë me gomone, apo dhe shqiptarët do punojnë Britaninë e Madhe.

Kujtojmë se ishte Princ Leka, ai që bëri bujë me një koment në një postim të analistes, Sophie Corcoran, e cila shkruante se ”shqiptarët po na pushtojnë”. Princ Leka u përgjigj se shqiptarët po përmirësojnë shoqërinë e tyre.

Stafi i ”Gazetës Korrekte” komunikoi me të riun, Daniel Nikolla. Ai jeton prej disa vitesh në Britaninë e Madhe ka mbaruar studimet e larta atje dhe është edhe fitues i çmimeve prestigjoze në fushën e marketingut.

Pyetjet që iu drejtuan janë si më poshtë:

1- Si paraqitet situata për shqiptarët në Britaninë e Madhe?

Britania e Madhe, ashtu siç do shtet tjetër perëndimor, është i ndërtuar nga emigrantët. Më saktë nga individë që kanë emigruan nga nga Perandoria Romake, Irlanda. Në mesjetë vikingët e fisë të tjera. Po ashtu kjo ka vazhduar edhe me emigrantë nga koloni të tyre, mjafton të përmendim Indinë.

Shpesh herë emigrantët kanë qenë pre e retorikës së politikanëve britanikë. Së fundmi edhe shqiptarët. Pas daljes nga BE kjo u shtua.

Më tej, Daniel Nikolla tregon se një nga deputetët e Parlamentit Britanik i është përgjigjur pas shqetsimeve që i riu shqiptar i ka shprehur. Përgjigja i ka ardhur më anë të një e-maili. E mes të tjerash në atë e-mail shkruhej:
Jam i qartë se duhet bërë kujdes me gjuhën që përdorim. E kuptoj plotësisht se si mund të ndihen anëtarët e komunitetit tuaj.

Nikolla shton se shoqëria britanike përballet çdo ditë me shqiptarët. Shumica prej britanikëve i duan shqiptarët si fqinj, klient, punëtorë dhe drejtues kompanish dhe student. Por, nuk e mohon se dhe shqiptarët kanë dhënë shembuj negativ.

 2-Ju a keni ndeshur bullizim në vendin ku punoni?

Unë drejtoj ekipin e marketing në kompaninë Britanike ”Hardy Signs”, dhe në asnjë moment nuk jam ndjerë i bullizuar, steriotipizuar apo parë ndryshe vetëm sepse jam shqiptar. Duhet të shtoj se ka pasur kolegë që kanë marrë më shumë informacion për atë që po ndodh.

Dua të shtoj se në muajin dhjetor do më besohet edhe roli i Presidentit të të rinjve në biznes në një territor të rëndësishëm për Britaninë Madhe.

Shtoj edhe këtu se dy prej kolegëve të mi e kanë vizituar Shqipërinë. Ata adhurojnë bregdetin shqiptar dhe na kanë bërë reklamë të mirë kudo kanë shkuar.

My Story - Daniel Nikolla - Award Winning Marketing Manager

MË TË LEXUARAT

To Top