Ndërsa emigracioni është një fenomen normal dhe i përhapur në të gjithë botën, në Shqipëri përmasat e tij janë aq të larta në raport me popullsinë dhe nivelin e zhvillimit ku ajo ndodhet, si një vend kandidat për të hyrë në Bashkimin Europian, sa vendosin një rekord botëror.
Shqipëria renditet e para në botë për aplikimet për azil në raport me popullsinë për 7 mujorin e parë të vitit në Bashkimin Europian dhe për 6 mujorin e parë 2022 në Mbretërinë e Bashkuar, sipas të dhënave të Eurostat për aplikimet për azil, dhe qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar (www.gov.uk), të përpunuara nga “Monitor” në raport me popullsinë.
Në Shqipëri, për çdo 1000 banorë kanë aplikuar për azil gati 5 banorë (2.4 në vendet e Bashkimit Europian dhe 2.6 në Mbretërinë e Bashkuar). Shqipëria lë pas Gjeorgjisë me 3.9 aplikime për 1000 banorë (nga të cilat 3.7 janë në vendet e Bashkimit Europian) dhe Sirinë, që ka 3.1 aplikime për një mijë banorë, nga të cilët 2.9 janë në shtetet e Bashkimit Europian (shiko grafikun: Aplikimet për azil në raport me popullsinë, janar-korrik 2022).
Pas Shqipërisë, renditjen shtete si Eritrea, Afganistan, Venezuela, Moldavia, Armenia, Tunizia dhe më pas janë Maqedonia e Veriut (0.65 aplikime për një mijë banorë dhe Kosova (0.6 aplikime për një mijë banorë).