Ushqime

Shtoni këtë përbërës kur bëni syltjash dhe do marrë një shije që ç’tu themi: Provojeni patjetër!

Sultjashi është një ëmbëlsirë sa e lehtë në përgatitje aq dhe e shijshme.

How to make sultjash - The Balkanista

Gjithashtu është e shëndetshmë edhe për të vegjlit e familjes. Por nëse nuk e keni provuar ndonjëher me kakao, surprizohuni.

INGREDIENTËT: 1 litër qumësht, 100 gram oriz, 2 lugë gjelle kakao pluhur (të hidhur), 50 gram çokollatë e zezë e grirë imët
5 lugë sheqer, lëkura e grirë e një portokalli, 1 lugë gjelle niseshte

UDHËZIMET
1.Në një tenxhere me 3 gota ujë vendosni për të zierë orizin.

Receta gatimi | Kenaqesia e gatimit: SULTJASH

2.Në një tenxhere tjetër zieni qumështin me lëkurën e portokallit dhe sheqerin.

3.Pas 5 minutash i shtoni orizin gjysmë të zierë. E përzieni sultjashin vazhdimisht.

4.Në një enë kombinoni kakaon, niseshtenë dhe një garuzhde nga masa me qumësht. E trazoni mirë pasi nuk duhet të krijohen kokrriza.

5.Shtojeni përsëri masën tek tenxherja me qumësht dhe e përzieni për disa minuta. Masa duhet të fillojë të mpikset.

Sultjash (oriz me qumësht) - RECETA GATIMI

6.Tani e hiqni nga zjarri dhe e shpërndani në tasa të vegjël.

7.E lini për pak kohë të ftohet dhe pastaj mund ta shijoni së bashku me familjen tuaj. Ju bëftë mirë!

Receta për një Sultjash (Tomël Oriz) plot shije - Telegrafi

MË TË LEXUARAT

To Top