Lajme

Shumë i njohur në rrjetet sociale, i riu që duket si fëmijë: Jam i palumtur më duan për paratë

Nëse jeni përdorues i rregullt i rrjeteve sociale duhet të keni vënë re “fëmijën e vogël” që njëkohësisht duket i madh dhe quhet Hasbulla.

UFC: Hasbulla Magomedov signs a five-year deal with the UFC after meeting  with Dana White | Marca

Tani ai jeton një jetë të shtrenjtë me makina, veshje e ora luksoze. Por ylli i rrjeteve sociale thotë se të qenurit i pasur ka edhe anë negative që kanë ndikuar në marrëdhëniet e tij.

Në një video të publikuar nga ai vetë, ai ka treguar se shokët e tij e duan vetëm për paratë që ai ka. Ai thotë se ka nevojë për miq të vërtetë që nuk rendin pas parave të tij.

“Miqtë e mi më të ngushtë të jenë njerëz normalë. Disa miq të mirë të ngushtë, më mjaftojnë. Sepse kohët e fundit ata janë pas parave të mia. Të gjithë kërkojnë para. Kjo është arsyeja pse unë dua miq të mirë.Kur shkoj diku për shembull në Dubai ose diku tjetër. Kur kthehem, papritmas të gjithë më thonë “vëlla, vëlla…” dhe pastaj më kërkojnë para. Tani e kuptoj se çfarë po ndodh më duhet të ngushtoj rrethin tim të miqve”, ka thënë Hasbulla.

Hasbulla thotë se jeta e tij është e vështirë dhe se nuk ua rekomandon të tjerëve. Sipas tij rëndësi ka shëndeti, lumturia dhe gëzimi.

“Pra, mos e ëndërroni këtë lloj jete. Nuk është ashtu siç mendojnë njerëzit, nuk është aq e mirë. Ndonjëherë më çon këtu, ndonjëherë më çon atje. Gjithçka që të gjithë shohin është se sa para fitoj. Kjo është një jetë e vështirë vëlla. Shumë e vështirë, nuk e rekomandoj. Gjëja më e rëndësishme është që të jeni të shëndetshëm, të lumtur dhe të gëzuar”, është shprehur ai.

MË TË LEXUARAT

To Top