Rozë

”S’ishte e denjë për Shqipërinë”/ Besa Kokëdhima mbron Ronelën: Nuk ua ka fajin ajo…

Performanca e Ronela Hajatit në Eurovision u komentua shumë nga publiku apo personazhe të ndryshëm të cilët e kritikuan për veshjen apo se teksti i këngës nuk përcillte asnjë mesazh dhe nuk ishte i denjë për të përfaqësuar Shqipërinë.

E në mes të kritikave negative ka pasur dhe nga ata personazhe të cilët i kanë dalë në mbrojtje Ronelës duke ngritur zërin nëpërmjet postimeve të tyre në rrjetet sociale.

Besa Kokdhima ka shprehur hapur opinonin e saj në lidhje me përfaqësimit të këngëtares e cila sipas saj dha më të mirën e mundshme. Artistja i ndau me pika disa mendime dhe sugjerimet të saj.

Sipas saj Ronela nuk mund të jetë përgjegjësja e të gjitha gjërave dhe duhet ndaluar së bullizuari artistët pasi kjo gjë është një peshë e panatyrshme për ta.

Gjithashtu Kokdhima shtoi se nëse nuk i pëlqejnë zgjedhjet e këngëve që bëhen atëherë të rrisin konkurrencën mes artistëve që të kenë mundësi të përzgjedhin.

Ronela Hajati - Albania - Turin 2022 - Eurovision Song Contest

MË TË LEXUARAT

To Top