Lajme

Situata në Shkodër nga reshjet, Rama: Në krahasim me vitin 2010 është më mirë

Kryeministri Edi Rama, ka zbarkuar pasditen e sotme në Shkodër, aty ku situata nga përmbytjet vazhdon të jetë shqetësuese.

Rama bën krahasimin me vitin 2010, ku shprehet se nga at’here situata është përmirësuar ndjeshëm.

“Në Shkodër tek harku i Bërdicës, ku në krahasim me 2010-ën situata është përmirësuar tërësisht. Nga 12 mijë banorë të evakuuar atëherë, sot vetëm 22, nga 2800 banesa të pë rmbytura sot asnjë shtëpi e mbuluar nga uji, nga 14 mijë hektarë të për mbytur sot vetëm 1 mijë e 300 hektarë, të gjitha këto sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga vetë Bashkia Shkodër”, ka shkruar Rama në një postim në Facebook.

Ai u shpreh se përmbytjet nuk kanë ardhur si pasojë e hapjes së portave të kaskadës së Drinit, ndërsa tha se po punohet për të mos mbivendosur shkarkimet me prurjet natyrore.

MË TË LEXUARAT

To Top