Katedralja e Kishës Ortodokse më 6 dhjetor vizitohet nga besimtarë të shumtë për kujtuar shenjtin Shën Nikollë.
Pema e Vitit të Ri jo rastësisht vendosët sot. At Grigor Pelushi thotë se Shën Nikolla është Babagjyshi i Vitit të Ri, ose siç e njeh e gjithë bota Santa Claus, që dhuratë për fëmijët i hedh nga oxhaku i shtëpisë.
” Tregohet një histori për Shën Nikollën në qytetin e tij. Një baba kishte tre vajza dhe nuk i martonte dot pa prikë. Nëse ai nuk e siguronte paratë do t’i shiste vajzat. Shën Nikolla vinte natën dhe hidhte një çorape me para nga oxhaku. Kështu u martuan të trija vajzat” tha At Grigor Pelushi.
Shpresa Terezi, prej 30 vitesh është këngëtare në grupin e Kishës. Për Shpresën 6 dhjetori është një datë e rëndësishme në kalendarin e të krishterëve.
” Shën Nikolla është bamirës, ai ka qenë shenjti të pamundurve. Kjo ka mbetur si ditë e shenjtë që krijonte dhurata për t’i çuar deri më më derë. Në këtë ditë mendohet shumë për fëmijët dhe jetimët”, tha Shpresa Terezi.