Ajo është një nga aktoret më të mira shqiptare, një ikone e vërtetë. E kemi fjalën për Luiza Xhuvani, e cila vijon ende aktivitetin skenik dhe jetën artistike. 26 marsi shënon ditëlindjen e aktores Luiza Xhuvani, e cila ka mbajtur dhe postin e deputetes së PS. Sot Xhuvani feston 59-vjetorin e lindjes.
Paçka disa goditjeve të rënda në jetën private, arre stimi i të birit që solli edhe dorëheqejen e saj dhe e fundit qe ndarja nga jeta e bashkëshortit të saj, regjisorit të njohur Gjergj Xhuvani, ajo nuk e ka ndërprerë raportin e saj me skenën, që është në fakt më shumë se profesion për të, identiteti bazë i saj jetësor. Por përveç artit, Luiza nuk ndërmerr asnjë angazhim që mund ta lidhë me median.