Lajme

Sot u bë një vit nga tërmeti i 26 nëntorit ku toka shqiptare u drodh fort dhe u shuan 51 jetë: Kujtimi i tyre qoftë i paharruar

Ishte ora 03.56 minuta e mëngjesit të 26 nëntorit 2019, ku tr ond itja prej 50 sekonda shënoi një prej ngjarjeve më të rënda në fushën e fatkeqësive natyrore në Shqipëri.

Si u “shpërfill” Thumana pas tërmetit të 21 shtatorit, vetëm 3 apartamente në tenderët e riparimeve

U bënë një vit nga tërmeti i tm er rshëm, lëkundjet e të cilit morën jetën e 51 personave si dhe pla gosi plot 913 të tjerë, si dhe u prekën plot 202 mijë persona në disa bashki.

Pallate, shtëpi, shkolla të shembura, njerëz që kërkonin ndihmë, ambulanca, makina pol icie e us ht rie ishte tabloja e asaj tr agjedie.

Orët e para ishin kaotike, pasi shumë njerëz nën rrënoja lu ftonin mes jetës dhe vd ekjes, ndërkohë të tjerëve iu duhej të përballeshin edhe me panikun që shkaktonin post-lëkundjet.

Solidariteti i vëllezërve, fqinjve dhe miqve nuk mungoi. Kosova, Italia, Greqia, Turqia, Franca e shumë vende të tjera sollën në Shqipëri ekipe të kërkim-shpëtimit që për ditë me radhë kërkuan nën rrënoja për trupat e v iktimave.

Pas një viti, plagët ende nuk janë shuar. Durrësi dhe Tirana ishin dy prej bashkive më të mëdha që patën pasoja të rënda, por jo më pak edhe në bashkitë e Shijakut, Krujës, Kamzës, Kavajës, Kurbinit, Lezhës, Rrogozhinës.

Thumana disa ditë pas tërmetit - VIDEO - ShqipMedia

MË TË LEXUARAT

To Top