Presidenti i Portugalisë Marcelo Rebelo de Sousa, është lavdëruar si hero pasi ndihmoi në shpëtimin e dy grave që ishin në vështirësi në plazhin e Algarve kur kanoe e tyre u përmbys.
Presidenti 71 vjeçar ishte filmuar dje teksa notonte në drejtim të dy grave të cilat ishin në vështirësi pas përmbysjes së mjetit të tyre.
Ai tha më vonë për gazetarët se kanoe e plazhisteve ishte marrë nga rrymat që vinin prej një plazhi tjetër aty pranë.
Rebelo de Sousa ishte vetë me pushime në Algarve, sipas tij për të promovuar turizmin vendor atje.
Ekonomia e Portugalisë varet gjerësisht nga të ardhurat e turizmit të cilat janë prekur shumë nga pandemia e koronavirusit.
Në pamjet tregohej momenti kur presidenti dhe një burrë tjetër arritën te gratë në vështirësi për t’i ndihmuar.
“Kishte një rrymë të fortë perëndimore dhe ato u tërhoqën prej saj. Kanoe e tyre kishte marrë shumë ujë gjatë përmbysjes nuk rikthehej dot në vend”, tha presidenti.
Portugalia listohet mes vendeve me rr ezik relativisht të ulët nga koronavirusi.