Rozë

Tani nuk dihet se ku do punojë/ Xhemi Shehu e pranon: Po ika nga Portokallia sepse…

Pak kohë më parë, në media qarkulloi lajmi se Xhemi Shehu ka firmosur dorëheqjen nga “Portokalli”. Megjithatë, vetë moderatorja nuk kishte konfirmuar asgjë zyrtarisht.

Ditën e sotme, Arbana Osmani ka postuar një foto ku shihet krahë Xhemit, teksa ka shkruar: “Mëngjese të bukura me zemrën”. Por, një nga ndjekëset i ka drejtuar pyetjen e drejtpërdrejtë Shehut: “E vërtetë që s’do jesh më në Portokalli?” Dhe Xhemi nuk ka hezituar të përgjigjet. “Po”, është përgjigjur moderatorja, duke konfirmuar kështu largimin nga spektakli i humorit.

Një tjetër ndjekëse ka pyetur nëse Xhemin do ta shohim në ndonjë program tjetër apo këtë vit do ta bëjë pushim. Por, kjo e fundit nuk ka dhënë ende një përgjigje. Nuk dihet ende nëse sezoni i ri televiziv do ta rigjejë Xhemin në ekran, megjithatë kjo mbetet të mësohet në vijim.

Largohet nga 'Portokallia' Xhemi Shehu, mësohet kush do e ...

MË TË LEXUARAT

To Top