Një çift motrash që mendohet se janë binjaket më të moshuara në Britani, kanë festuar ditëlindjen e tyre të 103-të dhe kanë deklaruar se respektimi i orareve të rregullta të gjumit është sekreti i jetës së tyre të gjatë.
Thelma Barratt bëri shaka se jetëgjatësia e saj ishte për shkak të dashurisë së saj për ushqimin, ndërsa Elma Harris shijon një r aki dhe limonadë.
“Megjithatë, ajo duhet të shërbehet gjithmonë në një gotë ra kie pa akull”, – këmbënguli ajo.
Motrat, të cilat tani jetojnë në qarqe të ndryshme, u bashkuan për të festuar me familjen e tyre.