“Dëshmi të tjera tron ditëse për aksi dentin me pasojë vd ekjen e 10 vjeçarit në Kakavijë, që përgënjeshtrojnë Edvin Gënjeshtrën dhe Gonxhen e tij.”
Me këtë paralajmërim, ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video, me prononcimet e disa emigrantëve shqiptarë, që ishin dëshmitarë në momentin e vra sjes nga autoambulanca të fëmijës 10-vjeçar nga Lezha, ndërsa priste të kalonte në doganën e Kakavijës.
Gra e burra në këtë video tregojnë se fëmijë ishte duke qëndruar në hije bashkë me nënën e tij kur ambulancë me shpejtësi të madhe e mori përpara.
Deklaratat e dëshmitarëve në vendin e vrasjes së fëmijës, në kaosin e radhëve të Kakavijës, hedhin poshtë pretendimet e kryeministrit Edi Rama se ishte vogëlushi që i doli përpara makinës që ecte me shpejtësi si dhe pretendimet e ngjashme të Blendi Gonxhes, Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimeve të Transportit Rrugor.