Lajme

Tërmeti lëkundi Tiranën/ Flet sizmiologu Rrapo Ormeni: Në këtë zonë ndodhin shpesh këto lloj tërmetesh





Një lëkundje tërmeti ka ndodhur në zonën e Shqipërisë së mesme rreth orës 16:00. Sipas të dhënave, tërmeti prej 3.8 ballësh ka ndodhur 22 kilometra larg Tiranës në zonën Elbasan-Dibër.

Duke folur për Edicionin e Pasdites në SYRI TV, sizmologu Rrapo Ormeni është shprehur se ky tërmet është i vogël dhe këtë zonë ndodhin shpesh të tillë.

‘Kjo epiqendër është në verilindje të Tiranës, kryesisht zona Elbasan-Dibër dhe në këtë zonë ndodhin shpesh këto lloj tërmetesh që ne i quajmë të vegjël’, tha gjatë intervistës së tij, Rrapo Ormeni në SYRI TV.





MË TË LEXUARAT

To Top