Lajme

Tha se i kishte gjetur vetë burrit dy gra, vjen reagimi për deklaratën e Ikballe Huduti: Harram!

Islamologia Ikballe Huduti, në emisionin Kojshia Show, e kishte ripërsëritur se “martesat e përkohshme”, se janë të lejuara sipas islamit. Madje, ajo në këtë emision ka ndarë edhe një përvojë personale sa i përket martesave të tilla, së përkohshme, ku tregon se burrit të saj, ajo vet i kishte gjetur edhe dy gra.

Për këto deklarata të saj kishte reagime të shumta si nga përdoruesit e rëndomtë të rrjeteve sociale, ashtu edhe nga disa figura të njohura që praktikojnë islamin në Kosovë.

Një ndër ta ishte edhe hoxha nga Mitrovica, Eroll Nesimi, i cili përmes një postimi në facebook, ka thënë se Huduti nuk po flet në emër të islamit, por në emër të shiizmit të Iranit.

“Dëshiroj t’ju tregoj se Islami nuk e lejon martesën të cilën ajo pretendon, martesën e përkohshme apo martesën me marrëveshje për një kohë të caktuar, kjo martesë është e njohur vetëm tek Shiat, tek të cilët martesat mund të bëhet për disa orë, ditë, javë apo muaj, e që kjo martesë nuk ka dallim nga shtëpiat publike”, ka shkruar ai.

Imami Nesimi thotë se tek Shiat, njeriu mund të shkoj të bëj martës për një orë ose për 5 ditë etj, tek ta kjo martesë është njësoj sikurse me e marrë tek ne një veturë me qira.

“Islami jonë është i pastërt nga kjo njoll e saj që ja mvesh Islamit dhe shpif në emër të Islamit. Kjo lloj martese është HARAM HARAM HARAM (e ndaluar) dhe është Zina (amoralitet)”, shton Nesimi.

MË TË LEXUARAT

To Top