Sara Hoxha ishte së fundmi e ftuar në “Më lër të flas”. Bukuroshja u pyet nëse e ka problem që njihet më shumë si “Sara e Ledrit” dhe jo si “Sara Hoxha”.
Sara u shpreh se nuk preket fare nga ky fakt, madje është krenare që njihet si e tillë pasi Ledri është partneri i saj i jetës dhe babai i fëmijës së saj.
“Unë nuk e kam problem. Ledri është partneri im i jetës, ne kemi një fëmijë bashkë, jetojmë bashkë, ndajmë çdo gjë bashkë, prandaj nuk e kam problem që njerëzit thonë “Sara e Ledrit”. E kam thënë dhe disa herë të tjera që unë jam krenare që jam Sara e Ledrit, prandaj as nuk më prek fare”, tha ajo.
Reperi i njohur, Ledri Vula vuan prej disa kohësh nga sëmundja vitiligo, një gjendje në të cilën lëkura humb melaninën.
Duket se kjo gjë nuk është problem për Sarën, e cila ka bërë edhe një postim në Instastory. Ajo ka ndarë një foto ku Ledri ka vendosur dorën e tij tek këmba e saj dhe duken shenjat e lëkurës.
“Vitilgo nuk është dukur asnjëherë kaq cool”, ka shkruar Sara, duke lënë të kuptohet se kjo sëmundje i duket e veçantë.