Aktori i mirënjohur shqiptar, Sotiraq Bratko është një nga emrat më të dashur për publikun shqiptar, i cili ka luajtur me dhjetëra role në filmat shqiptarë që vijojnë të shihen edhe në ditët e sotme.
Bratko, aktori i njohur ndryshe si “Tirka”, roli që ka luajtur në filmin shqiptar “Shoqja nga fshati”, ka dalë në pension.
Në një kohë që është një personazh i cili ka një karrierë mjaft të suksesshme, problemi qëndron tek shuma qesharake që i është caktuar aktorit për të marrë në fund të muajit.
Pensioni që i është ofruar nga qeveria është 131 mijë lekë të vjetra, pavarësisht se ai ka kontribuuar shumë për artin shqiptar dhe ka dhënë shpirtin e tij në skenë. “Ta gezosh pensionin 13.100 lek Sotiraq Bratko!