Rozë

U ankuam për Ronelën/ Këngëtari vishet si grua në Eurovizion dhe puth në buzë kitaristin

Mbrëmë u mbajt nata e dytë gjysmëfinale e Eurovizionit, ashtu si natën e parë merrnin pjesë 17 shtete, nga të cilat 10 kaluan në finale.

Gjatë performancës të këngëtarit të San Marinos nuk munguan as puthjet mashkullore. Këngëtari 31-vjeçar, emri i vërtetë i të cilit është Lauro De Marinis bëri një performancë elekttrizuese në skenë por ajo që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve është puthja që ai shkëmbeu me kitaristin e tij.Në një moment teksa këndonte dhe kërcente në mënyrë sensuale ai u afrua dhe puthi kitaristin e tij. Këngëtari i cili përfaqëson San Marinon me këngën e tij Stripper, kishte zgjedhur edhe një veshje tejet provokative pasi u shfaqe me një dantellë të tejdukshme që i tregonte gjithë trupin.

Pavarësisht perfomancës që tij që bëri xhiron në rrjet, San Marino nuk u kualifikua dot për finalen e madhe që do të mbahet të shtunën më 14 maj.Shumë shqiptarë u ndien të turpëruar dhe të fyer me perfomancën e Ronelës që në fund të fundit nuk kishte asgjë për t’u turpëruar dhe u prit mirë nga publiku në tërësi.Edhe pse nuk shkoi dot në finale, sepse e ka pen alizuar me siguri vendimi i jurisë, kënga e Ronelës është ndër më të klikuarat në këtë Eurovizion.

MË TË LEXUARAT

To Top