Robert Berisha ka qenë shumë i komentuar së fundmi pas videove ku shfaqej me modelen Maria Bove. Kjo e fundit publikoi edhe një video ku Roberti shfaqej duke e puthur e duke nxitur kështu thashethemet për një lidhje të re dashurie.
Pak ditë më parë “Prive” raportoi se kjo marrëdhënie nuk është diçka serioze. Robert dhe Maria thjesht kanë kaluar disa orë në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe se këngëtari vazhdon të jetë beqar.
Ndërkohë ndryshe tregojnë veprimet e fundit të modeles italiane. E pyetur nga ndjekësit nëse është në një lidhje me Robertin, ajo e mohon, por vendos një emoji që shkel syrin.
Në postimin e rradhës dikush e pyet nëse ata janë fejuar dhe ajo tregon se po e mban gojën mbyllur për momentin.
Dhe dyshimet vazhdojnë, kur Marian e pyesin sërish për Robertin dhe ajo e lë enigmë nëse janë bashkë. “Gjejeni vetë”, përgjigjet Maria. “Jeni shumë kuriozë”, shkruan ajo. Sesi është e vërteta mbetet për t’u parë.