Lajme

U martua për 1 milionë lekë/ Shqiptarja: Dua të ndahem ishte dhëndëri ai që më tha

Mjaft shqiptarë përdorin martesa fallco për të rihyrë në vendet e BE pas espulsit që kanë marrë. Kjo martesë josh shpesh gra shqiptare, që janë të gatshme të bëjnë martesën në këmbim të parave, për t’ju dhënë këtyre personave mbiemrat e tyre.

Emisioni Breaking, ka intervistuar një zonjë nga Kavaja e cila tregon pse zgjodhi të bëjë këtë martesë dhe çfarë kërkon tani nga gjykata.

Zonja 50 vjeçare, tregon se ajo kërkon të divorcohet, por e ka të pamundur nga gjykatat. Gjykata kërkon fakte dhe një pej këtyre fakteve është foto nga shtrati.

‘E kam njohur para 3 vitesh. Ishte dhëndri im që ma ofroi. Ai kërkonte mbiemrin tim. Në këmbim ai më dha 1 milion lekë. Unë e bëra për arsye ekonomike.

Personi është dakort që të ndahemi. Kam bërë 10 seanca gjyqësore. Më kërkojmë unazat shtëpinë, shtratin ku ke fjetur.

Burri është ndarë nga jeta, ka 10 vjet. Kam fëmijët. Unë dua nga gjykata vetëm shkurorëzim. E bëra gabimin tani dua zgjidhje’ tregon gruaja.

MË TË LEXUARAT

To Top