Rozë

U përfol se kishin qenë të dashur, Lorenci flet për ndarjen e Keisit: Nuk kishin ndjenja

Marrëdhënia e komplikuar mes Kristit dhe Keisit krijoi dyshime dhe aludime te të gjithë banorët, pa përjashtim.

Lorenci e ka parë situatën ndryshe. Ai tha se Keisi mori hapa të nxituar me Kristin dhe ndryshe nga disa prej banorëve që thanë se mes tyre ka patur fillimisht ndjenja, Lorenci tha se ata nuk kanë ndjenja për njëri-tjetrin.

Ai u shpreh se Keisi thjesht gjeti një shpatull për tu mbështetur dhe se mes tyre nuk ka asgjë më shumë se kaq.

Lorenci: Kam vënë re që njeriu fillon e zbutet këtu dhe bëhet më emocional. Ama, unë i kam thënë dy gjëra Keisit, se nga jashtë më është dukur e nxituar. Për mendimin tim, ata kanë botëkuptime të ndryshme. Për mendimin tim thjesht janë të kundërt si njerëz. Keisi thjesht gjeti një shpatull për t’u mbështetur.

Lorenci komenton lidhjen Kristi-Keisi: Nuk ka ndjenja, janë komplet të ndryshëm nga njëri-tjetri

MË TË LEXUARAT

To Top