Rozë

U pyet nga Tea a është sëmurë? Luizi: Nuk tregoj dot më shumë se më vendosin prängat kur të dal

Produksioni i “Big Brother Vip” mbrëmjen e djeshme bëri diçka që shumë do e ëndërronin. Nxorri rezultatet e analizave të një sëmundje të rrallë për më pak se dy orë.

Luiz Ejlli pasi rrëfeu se vuante nga një sëmundje e rrallë, produksioni i “mëshirshëm” i dha mundësinë të kryente të gjitha ekzaminimet gjatë “prime-it”. Ai u kthye në shtëpi si “gënjeshtar” me banorët të cilët i dolën krejt kundër dhe produksioni i “BBV” si gjithmonë ia doli me të tijën.

Pas përfundimit të “shfaqjes” Luizi gjatë gjithë bisedave me banorët që i janë afruar për ta pyetur apo edhe kërkuar sqarim është treguar shumë i ngurtë dhe jo vetvetja. Madje ai në një bashkëbisedim me Tean, i kërkoi mos ta pyeste më shumë se po foli do i dilnin probleme kur të dilte jashtë. Aq sa mund të përfundonte edhe në p ranga.

Kujtojmë se personazhet firmosin një kontratë që përfshin një penalitet shumë të lartë nëse “njollosin” emisionin dhe televizionin.

Për pak, Luizi desh nxorri zbuluar produksionin se në fakt i kishte fshehur diçka tepër serioze, që duhet të ishte konstatuar nga testet dhe ekzaminimet e tyre që në fillimet e spektaklit.

Mirëpo, pas disa bisedash në dhomën e rrëfimit, historia e Luizit ndryshoi rrugës, ndërsa përgjigjet e ekzaminimeve të tij dolën brenda një afati kohor prej dy orësh, gjë aspak e llogjikshme dhe e besueshme për një publik të tërë!

MË TË LEXUARAT

To Top