Aktorja indiane Sara Khan pak javë më parë u infektua me koronavirus. Lajmin e bëri të ditur vetë ajo duke informuar fansat mbi gjendjen e saj. Aktorja u karantinua në shtëpinë e saj ku qëndroi për disa ditë.
Gjatë kohës së karantinës, Sara publikoi edhe foto e video ku shfaqej e transformuar nga virusi. Megjithatë tre ditë më parë aktorja tregoi se ka arritur ta fitojë bet ejën.
Ajo tashmë është rikthyer në formën e saj më të mirë dhe kjo shihet nga fotot e fundit që ka publikuar në rrjete sociale. Në njërën prej tyre, Sara njofton fansat se është mirë me shëndet dhe i falenderon. “Faleminderit për të gjithë urimet, ndihem shumë mirë faleminderit Zotit”-shkruan Sara Khan e cila u bë e njohur në Shqipëri me rolin e “Sadnës” në serialin “Bidaai”, që theu rekorde shikueshmërie.