Lajme

Ulje temperaturash/ Ja si parashikohet të jetë moti gjatë ditës së sotme

Moti parashikohet fillimisht me vranësira mesatare dhe të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave. Sipas SHMU në relievet malore në lartësitë mbi 1000 metër këto reshje do të jenë në formën e dëborës.

Duke nisur nga orët e mesditës moti parashikohet me kthjellime e vranësira kalimtare të cilat do të jenë më tepër prezente përgjatë relieveve malore në lindje.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, ndërsa në bregdet ajo fiton shpejtësi deri në 8-10m/s. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.

MË TË LEXUARAT

To Top