Lajme

”Vajza është në gjendje të rëndë”/ Dalin detajet trägjike është dhünuar edhe nga babai i vetë

Një video e bërë virale në rrjet ka marrë përmasa të mëdha për një familje në fshatin Togez të Librazhdit.

Në internet qarkulloi një video ku vjehrri dhe vjehrra bashkë me të afërm të tjerë të tyre u futën në dhomën e djalit, emigrant në Angli ku ndodhej nusja e tij bashkë me një djalë tjetër, i cili thuhet se ishte i dashuri i saj.

Një person i cili ndodhej në dhomë bashkë me ta filmoi të gjithë skenën teksa vjehrri dhe vjehrra dh unuan vazhdimisht nusen duke i kërkuar llogari për veprimin e kryer.

Ditën e sotme, e reja ka marrë urdhër mbrojtje nga P olicia e Elbasanit, ndërsa prindërit e bashkëshortit të saj janë vënë nën h etim nga uniformat blu.

Pas skandalit të një dite më parë ajo është larguar nga banesa e cila është e regjistruar në emër të saj, duke shkuar në shtëpinë e prindërve në një tjetër fshat të Librazhdit.

Ajo ka marrë ndihmë mjekësore, pasi ndodhet në gjendje të rëndë psikologjike. Mësohet se 23-vjeçarja ka qenë disa herë e strehuar te forumi i gruas në Elbasan pasi ishte dh unuar nga familjarët, ndërsa kishte marrë urdhër mbrojtje edhe nga babai i saj.

MË TË LEXUARAT

To Top