Këngëtarja shqiptare që tashmë ka zënë një vend të veçantë në tregun muzikor ndërkombëtar, Dua Lipa, Ajo ka performuar në natën e parë të “Sunny Hill”.
Ajo dhuroi një performancë të mrekullueshme në vendlindje, ndërsa interpretoi disa nga hitet e saj më të njohura.
Për performancën e saj kanë shkruar një sërë mediash prestigjioze duke e përshkruar festivalin që familja Lipa e organizojnë nga viti 2018.
Ajo ka qenë kryetemë në revistat: ‘DailyMail’, ‘Harper’s Bazaar’, ‘W Magazine’, ‘Yahoo’ etj.
Të njëjtit krahas këndimit kanë shkruar edhe për veshjen e veçantë që përzgjodhi nga marka ‘Valentino’.
Dua këto ditë është duke qëndruar në Prishtinë bashkë me familjen e saj, babanë Dukagjin Lipën, të ëmën Anesën, motrën Rinën dhe vëllanë e vogël, Gjinin.