Lajme

Veliaj flet për Berishën: E dija që do e mbyllte ashtu, për kundërshtarët them “kokat hëngshin





Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka thënë mbrëmjen e djeshme se e ka ditur që ish-kryeministri Sali Berisha do ta mbyllte karrierën politike me t urp.

Ai u shpreh se kur vjen pun ate kudnërshtarët thotë “kokat hëngshin se vetë e gatuan këtë lloj kulture, vet e futën kulturën e shpifjes”.

“Shiko kam përshtypjen këtu kam qenë muaj përpara ku ju kam thënë, nuk e di a ke akoma në arkiv por mbaj mend që e kishe futur edhe te batutat në fund të emisionit, që ai njeri do ta mbylli me t urp. Sepse është parim biblik, kuranor, kush jeton nga shpata v des nga shpata. Pra po jetove duke shpifur dhe duke sajuar dhe duke iu bërë gropën njerëzve, eventualisht do biesh vetë brenda. Është e pashmangshme, është natyra njerëzore, cikli i jetës, është historia që na ka mësuar. Siç thashë atëherë ai njeri do ta mbylli me tu rp dhe e mbylli me t urp.

Në politikë ose në të gjitha profesionet biologjia bën të vetën. Pra nuk besoj që ata ithtarët më të mëdhenj të Saliut thonë: ‘Besojmë te Saliu se ai është e ardhmja’. Ai vetëm e ardhmja nuk është, qoftë edhe fizike. Kështu që unë them që ai nuk ka as kohë të rehabilitohet dhe sigurisht nuk jam këtu të bëj llogaritë e tyre. Kur vjen puna te kundërshtarët them kokat hëngshin se vetë e gatuan këtë lloj kulture, vet e futën kulturën e shpifjes, të lajmit të rremë, të sajesave, të historive të paqena, të prodhimit të histerive kolektive, domethënë janë po ata Nishani, me Saliun, me Lulin”, tha Veliaj në Real Story.





MË TË LEXUARAT

To Top