Generda ishte një prej dy vajzave që arriti të shkonte në finalen e madhe të spektaklit “Love Story” në Televizionin Klan, por në fund zgjedhja e Saimirit nuk ishte ajo, por Meri.
E teksa i dha lajmin, Saimiri iu drejtua Generdës me këto fjalë: “Generda doja të të falenderoj që ke lënë gjithçka pas dhe ke ardhur këtu për mua. Kemi pasur disa takime të bukura që nuk do t’i harroj kur rë, si mëngjesi i bukur që kaluam bashkë, ajo dita që bëmë shopping që t’i zgjodhe veshjen e radhës, vajtëm në Korçë për ski, që edhe nuk kishe shumë talent, por dhe maksimumin tënd dhe Stambolli ishte mbyllja më e bukur që mund të imagjinoja.
Dua të të falenderoj për kohën, përkushtimin, ndjenjat dhe dashurinë që më ke dhuruar në këtë rrugëtim. Ky është një moment që unë e urrej, por nuk dua të të lë ndoj dhe dua të jem i sinqertë me ty. Zemra ime ka marrë një tjetër drejtim, prandaj më vjen shumë keq, por ti nuk je e zgjedhura ime”.
Mes emocionesh, Generda i uroi Saimirit një rrugëtim të lumtur me Merin. “Dua të të falenderoj sepse siç e thashë dhe qëparë emocionet nuk komandohen dhe e kam shijuar edhe unë çdo moment me ty. Shpresoj që edhe ti të jesh i lumtur në rrugëtimin tënd me Merin.