Leximi

(Video) Do habiteni ky shqiptar ka më shumë lule se gratë dhe i ka të rralla: I kam mbjellë të gjitha vetë

Tregtari nga Fushë Kruja, Dritan Gazheli është i dashuruar pas luleve. Pasioni për lulet i ka dhënë gu ximin atij të nxjërr lulet më të vëcanta në botë.

Lulet më të veçanta/ Kopshti ndryshe i Dritan Gazhelit në Fushë Krujë - Top Channel

” Janë bimë të nxjerra nga farat që dalin nga pjellnimi i një luleje nënë që shpërben për të vendos polenin dhe të një lulejë babë. Ka cilësitë e përbashkëta të përzierja të prindërve, si çdo krijesë që është hibrid i nënës dhe babait. Pra si njerëzit. Hibridet e mia janë unike i kam vetëm unë në botë“, thotë ai.

Qindra lule unike ndodhen në kopshtin e vogël të shtëpisë së Dritanit. Ai ka arritur në nxjerr trëndafilin e zi dhe kaf. Por krenaria e tij është lulja iris, ku një lule e vetme mund të ketë deri në 4 ngjyra të ndryshme.

” Kam shumë hibride të mia, kam irise, trëndafila, brugmansia,daliha. Tek iriset kam avancuar më tepër kam qindra të tillë.”

Të merresh me lule do durim të madh. Dritanit i është dashur që të pres deri në dy vjet për të parë rezultatin e një hibridizimi tek irisi.

” Trëndafili është tek ato bimë që të jep rezultate më shpejt mund ta mbjellësh farën në prill e ndodh që në qershor cel. Ndërsa lulet e tjetra mund të kërkojnë deri në 2 vjet kohë. ”
Lulet me emra ilir një ditë mund të kultivohen në të gjithë botën. Patentimi është një nga synimet e burrit që do lule.

MË TË LEXUARAT

To Top