Spikeres së njohur Elianis Garrido, i ka rënë të fikët gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë në një kanal televiziv kolumbian. Spikerja Elianis Garrido, 35-vjeçe ishte e ulur në stol teksa prezantonte ‘Lo Se Todo’ në ‘Canal 1’, televizionin shtetëror.
Ajo papritur vendos dorën mbi fytyrë dhe rrotullohet në karrigen e saj përpara se të rrëzohet në tokë.
Kolegu i saj, Ariel Osorio ka kërkuar ndërprerjen e programit për reklama, ndërsa një kamera e sipërme tregon momentin që stafi vrapon drejt prezantueses të shtrirë në dysheme.