Ashtu si çdo vit, edhe në këtë 28 nëntor nuk mund të mungonin shqiptarët e Kosovës në festën e Flamurit në Vlorë.
Me qindra kanë ardhur në qytetin e Pavarësisë për të festuar ditën më të rëndësishme të kombit.
Duke folur në mikrofonin e mediave të pranishme në Vlorë disa prej tyre shprehen se COVID-i nuk mund t’i ndalte ata për të qenë të pranishëm sot, bashkë me të gjithë shqiptarët e tjerë.
“Si çdo herë, COVID nuk mund të na ndalojë çështjen kombëtare dhe ditën e Flamurit, ditë e shenjtë për shqiptarinë. Unë vij thuajse çdo vit. Unë mendoj që komandantët që kanë qenë në l uftë populli i përkrahu por gabimet që kanë bërë pas lu ftës i kanë individuale, ndaj dhe komandantët tonë duhet të përballen në gjnyq in e Hagës”, është shprehur një qytetar.
“Këtu është më mirë se në Kosovë”, tha një 8-vjeçar i emocionuar nga Suhareka.
“Për një festë kaq të madhe siç është 28 nëntori ja vlen që ne të gjithë shqiptarët të jemi në vendin e Flamurit në Vlorë”, është shprehur një tjetër.