Gazetari dhe realizuesi i ciklit “Gjurme Shqiptare” në Top Channel, Marin Mema është vlerësuar me një çmim te veçantë mirënjohje nga Komuna e Haraçinës në Maqedoninë e Veriut.
Ceremonia ka qenë pjesë e festimeve të organizuara me rastin e 28 nëntorit në këtë komunë të jetuar plotësisht nga shqiptarët.
“Ndaj shpesh e kam thënë se është koha që të afrohemi më shumë me njëri-tjetrin, të mbështesim më shumë njëri-tjetrin, të jemi më afër me njëri-tjetrin. Te ndjejmë shqiptarizëm jo thjesht në një datë të shënuar, por ta ndjejmë çdo ditë të vitit. Sot ne duhet të bëjmë vetëm një gjë, të punojmë të gjithë bashkë për këto troje.”– u shpreh Marin Mema.
Pas ceremonisë, gazetari Marin Mema shoqëruar nga kryetari i komunës Ridvan Ibrahimi dhe qytetarë të shumtë ka vizituar va rre zat e dëshmorëve të Haraçinës dhe familjen e dëshmorit Mirsad Avduli.