Lajme

(Video) Ka mbaruar finalja/ Pölicët nga Kosova vinë në Tiranë, frikë nga ajo që mund të bëjnë tifozët holandez

Sfida ka përfunduar. Roma ka triumfuar në “Air Albania Stadium” duke mposhtur Feyenoordin me rezultatin 1-0. Tashmë pritet që lojtarët romanë të ngrenë në qiell kupën, ndërsa efektivët e po licisë në ambientet e jashtme të stadiumit po mobilizohen për të shmangur trazirat.

Forcat e Policisë së Kosovës që i kanë ardhur në ndihmë Shqipërisë në këtë ditë, shihen në pamjet e siguruara nga “BalkanWeb” duke vendosur skafandra dhe duke krijuar formacione mbrojtje.

Sjellja e tyre vjen pasi një mbrëmje më parë, tifozët e të dyja skuadrave shkaktuan trazira në rrugët e Tiranës, ndërsa skena të ngjashme dhune mund të ndodhin edhe këtë mbrëmje, duke marrë parasysh zhgënjimin e tifozëve holandezë.

MË TË LEXUARAT

To Top